Insajderi
Lajme

Çka ndodhi në Veri? Në cilën komunë sfidohet Lista Serbe

Insajderi
12 October 2025 - 21:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çka ndodhi në Veri? Në cilën komunë sfidohet Lista Serbe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, Lista Serbe ka rikthyer kontrollin pothuajse të plotë, duke ruajtur epërsinë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ndërsa në Mitrovicën e Veriut ajo përballet me sfidën më të fortë ndonjëherë, ku Lëvizja Vetëvendosje! prin me rezultat të lartë.

Në Mitrovicën e Veriut, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Erden Atiq, prin me 48.35% të votave (220 vota), duke lënë pas kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojević, me 25.49% (116 vota).

Në vendin e tretë është Flutura Hamza Azemi e PDK-së me 16.48% (75 vota), ndërsa iniciativat lokale serbe kanë marrë pjesën tjetër të votave. Ky rezultat e bën Mitrovicën e Veriut komunën e vetme ku Lista Serbe sfidohet seriozisht, me Vetëvendosjen që prin për herë të parë në një garë në veri.

Në Zveçan, Dragiša Milović nga Lista Serbe prin bindshëm me 82.37% të votave (1,509 vota). Pas tij renditet Zoran Obrenović nga Srpska Demokratija me 8.57% (157 vota), ndërsa kandidatët shqiptarë të Vetëvendosjes dhe PDK-së kanë marrë përkatësisht 4.15% (76 vota) dhe 3.71% (68 vota). Zveçani mbetet bastion tradicional i Listës Serbe, me dominim të plotë elektoral.

Në Zubin Potok, Miloš Perović nga Lista Serbe prin me 81.81% të votave (1,151 vota). Pas tij renditen disa iniciativa të vogla serbe si Srpski Narodni Pokret me 5.83%, Kosovski Savez me 5.12%, dhe të tjera me përqindje më të ulëta.

Kandidatët shqiptarë kanë marrë vetëm disa vota simbolike, duke treguar se Zubin Potoku vazhdon të mbetet nën ndikimin e plotë të Listës Serbe.

Në Leposaviq, Zoran Todić nga Lista Serbe prin me 70.46% të votave (1,686 vota). Pas tij vjen Vladimir Radosavljević nga Srpska Demokratija me 11.20% (268 vota), dhe Vesna Pantović nga iniciativa “Za Slobodu, Pravdu i Opstanak” me 6.64% (159 vota).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark