Insajderi
Lajme

Krasniqi nga Mitrovica: Vota e mitrovicalive nuk merren me mashtrim

Insajderi
12 October 2025 - 22:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi nga Mitrovica: Vota e mitrovicalive nuk merren me mashtrim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkuar për festë në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Nga Palestra e Minatorit, ka “thumbuar” Qeverinë në detyrë, duke thënë se tentuan të marrin votat e mitrovicalive me “mashtrim” dhe “arrogancë”, shkruan Insajderi.

“I madh e i vogël, prej kryeministrit në detyrë atë qeveri që s’po i lshon zyret, kanë ardhë në Mitrovicë duke dashur të marrin votën e mitrovicalive, por nuk mundën. Vota e mitrovicalive nuk merret me mashtrim, nuk merret me arrogancë. Është votë e njerëzve të ndershëm, që i ka besu dinjitetit dhe Arian Tahirit”, deklaroi Krasniqi.

“Për këtë arsye, unë du me ju falënderohna sot për garën jashtëzakonisht të mirë, për fushatën jashtëzakonisht të mirë për ditën e sotme që keni dhënë shembull se si bëhem, unë ju ftoj që të jemi bashkë deri në numrin e votës së fundit”, tha ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark