Insajderi
Lajme

Baton Haxhiu sqaron Exit Poll-in për Mitrovicën: Huqjet janë në katër lagje, për këto arsye

Insajderi
12 October 2025 - 23:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Baton Haxhiu sqaron Exit Poll-in për Mitrovicën: Huqjet janë në katër lagje, për këto arsye
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Baton Haxhiu ka dhënë sqarimin për Mitrovicën, ku Exit Polli e nxori bindshëm fitues Arian Tahirin e PDK-së, por në fakt ai është në garë ‘kokë më kokë’ me Faton Pecin e VV-së.

I pyetur se si në Mitrovicë nuk doli Exit Poll i saktë, ndonëse në komunat e tjera nuk pati “huqje”, ai tha: “Po flas për Exit Poll-in e Mitrovicës, huqjet janë në katër lagje.. Ato huqje janë për shkak të elektoratit të LDK-së, në Shipol në fshatrat e Shalës që kryesisht atje PDK ka pas gjithmonë probleme, te Migjeni dhe Ura e Gjakut, deklarimet kanë qenë ndryshe…”, tha Haxhiu.

“Është për habi se gjithmonë në Mitrovcië e kemi pas një saktësi të fortë”, shtoi ai.

“Kush ka ndikuar që votuesit LDK-së të ikin, të deklarohen si LDK dhe të mos jenë aty është çështje që duhet me sqaru ata…A është blerje e votës, a bindje, a diçka…njerëzit janë deklaruar diçka tjetër…”, sqaroi tutje në Pressing në T7.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark