Insajderi
Lajme

Begolli thotë se Lidhja e Prishtinës mori katër ulëse në Kuvendin Komunal në Prishtinë

Insajderi
13 October 2025 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Begolli thotë se Lidhja e Prishtinës mori katër ulëse në Kuvendin Komunal në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gent Begolli nga Lidhja e Prishtinës ka bërë të ditur se kjo iniciativë qytetare ka marrë katër ulëse në Kuvendin Komunal të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Begolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo është arritje e jashtëzakonshme për një lëvizje të re qytetare, shkruan Insajderi.

“Shumëkush ka thënë se është e pamundur të themelohet Lidhja e Prishtinës dhe të garohet me sukses në kaq pak kohë. Por ja që bashkë ia dolëm.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lidhja e Prishtinës fitoi 4 ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës, një arritje e jashtëzakonshme për një lëvizje të re qytetare që u ngrit nga dashuria për qytetin tonë.

Na priftë e mbara për rrugëtimin që na pret”, tha ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark