Insajderi
Lajme

Ramush Haradinaj uron Zenun Elezajn në Klinë: Jam krenar për rezultatin dhe punën e tij

Insajderi
13 October 2025 - 12:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramush Haradinaj uron Zenun Elezajn në Klinë: Jam krenar për rezultatin dhe punën e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndaluar sot në Klinë për të uruar Zenun Elezajn për fitoren e arritur në zgjedhjet e djeshme.

Haradinaj ka theksuar se pas numërimit të të gjitha votave, Klina do të konfirmojë fitoren pa balotazh.

“Sot në Klinë për t’i uruar kryetarit Zenun Elezaj për fitoren bindëse. Vërtet, kryetari Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën. Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv. Jam krenar për rezultatin dhe i sigurt se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës”, ka shkruar Haradinaj në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark