Insajderi
Insporti

Messi në dispozicion të Argjentinës pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit

Insajderi
13 October 2025 - 13:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Messi në dispozicion të Argjentinës pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lionel Messi është rikthyer në dispozicion të Kombëtares së Argjentinës pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit, më saktësisht në miqësoren e së shtunës kundër Venezuelës dhe paraprakisht në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit.

“Albiceleste” do të përballen të martën me Porto Rikon nga ora 02:00 në mesnatë me kohën tonë lokale, në ndeshjen që do t’i shërbejë selektorit Lionel Scaloni për t’i testuar skemat dhe djelmoshat para Kupës së Botës, e cila do të mbahet verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë, shkruan “Gazeta Express”.

Messit iu dha mundësia të luante në ligën MLS me Inter Miamin, me të cilin e mposhti Atlantan.

Argjentinas do ta luajë ndeshjen në Fort Lauderdale, në Floridë dhe për Messin do të nënkuptojë si të luajë në shtëpi.

Nuk është e thënë se tetë herë fituesi i Topit të Artë do të luajë gjithsesi në këtë miqësore, por që ai do të jetë në dispozicion të trajnerit, i cili nuk do të mundë të llogarisë në mesfushorët e lënduar, Franco Mastantuono e Enzo Fernandez.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark