Insajderi
Lajme

“Abelardi flen në Komoran, me qebe”, A ishte kjo deklarata më epike e Lladrovcit?

Insajderi
13 October 2025 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Abelardi flen në Komoran, me qebe”, A ishte kjo deklarata më epike e Lladrovcit?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpallur vetën fitues pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 12 tetorit. Përgjatë fushatës zgjedhore, ai ka bërë disa deklarata interesante.

Një nga deklaratat më epike Lladrovci e ka dhënë në emisionin ‘Pressing’ në T7 teksa ka komentuar prezencën e shpeshtë të Abelard Tahirit të PDK’së në Drenas, shkruan Insajderi.

Lladrovci është tallur, duke thënë se Tahiri është parë duke fjetur në Komoran.

“Po thonë ia kanë maru njëfarë strehimore në Komoran, që kalojnë njerëzit në autostradë. Thanë që qaty me qebe osht tu flejtë, tu nejtë”, deklaroi duke u qeshur Lladrovci. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark