Insajderi
Lajme

Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ‘’Prona e Veternikut’’

Insajderi
13 October 2025 - 17:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ‘’Prona e Veternikut’’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngrirë pasuri në vlerë rreth 10 milionë euro në rastin e njohur si “Prona e Veternikut”.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ka lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm për gjithsej 7 hektarë tokë dhe ka kërkuar nga gjykata që të lëshoj urdhrin përmes të cilit deri në përfundimin e procesit gjyqësor t’ua ndalojë personave që kanë interes shitjen, transferimin, dhurimin, zvogëlimin dhe ngarkimin e pronës në fjalë.

Është nxjerrë vendim edhe për zgjerim të hetimeve.

“Prona prej 7 hektarësh është pasuri e specifikuar për të cilën ka dyshim të bazuar se është përfituar me vepër penale. Prokurori i Shtetit është duke i zhvilluar hetimet me intezitetin me të lartë dhe për të pandehurit A.G, Y.H dhe M.G ka nxjerrë vendim për zgjerimin e hetimeve edhe në drejtim të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 dhe “Deklarimet e rreme”, nga neni 384 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë dhe trajtimin e rasteve me përkushtim maksimal”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia kishte arrestuar avokatin Venhar Hana dhe instruktorin Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), në lagjen Veternik të Prishtinës.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark