Insajderi
Lajme

Shpend Ahmeti: Nuk jam i befasuar me rezultatin në Prishtinë

Insajderi
13 October 2025 - 19:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpend Ahmeti: Nuk jam i befasuar me rezultatin në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në kryeqytet, ku kandidati i LDK-së, Përparim Rama, prin për një mandat të dytë.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Ahmeti tha se për të rezultati nuk ishte i papritur, duke theksuar se gara ka qenë e ngushtë dhe se strukturat e partive kanë luajtur rol vendimtar.

“Unë nuk jam i befasuar me rezultat, është pritur një garë, është ajo që ka qenë e ngushtë. Ndoshta ka mujt me qenë Hajrullahu pak përpara, por ajo çka muj me konkludu është se LDK dhe Vetëvendosje kanë strukturë më të fortë,” ka deklaruar Ahmeti.

Ai shtoi se, sikur PDK-ja të kishte një strukturë më të qëndrueshme, rezultati mund të kishte qenë ndryshe.

“Kësaj here Urani (PDK) po të kishte strukturë të fortë, ka qenë e qartë se te njerëzit e pavendosur ka fitu Urani, ndërsa te njerëzit që janë bastion, strukturë, dhe në këtë rast LDK e ka strukturën, dhe kisha me thënë edhe tutje LVV-ja në anën tjetër e ka ndërtu një strukturë, i ka mbledh maksimumin që kanë mujt me mbledhë në këtë strukturë,” ka përfunduar Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark