Trump: Do rindërtoj Gazën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump: Do rindërtoj Gazën

    Insajderi
    14 October 2025 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shpreson për “rindërtimin e Gazës”, ndërsa thekson se ende nuk ka vendosur për një zgjidhje me dy shtete, gjë e cila mund të çojë në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.

    ‘’Nuk po flas për një shtet apo dy shtete. Po flasim për rindërtimin e Gazës. Shumë njerëzve u pëlqen zgjidhja me një shtet. Disa njerëzve u pëlqen zgjidhja me dy shtete. Do ta shohim. Nuk kam bërë ende asnjë deklaratë për këtë”, deklaron presidenti.

    Deklarata sipas The Guardian, është, megjithatë, “jashtëzakonisht e paqartë në lidhje me rrugën drejt paqes së qëndrueshme midis Izraelit dhe fqinjëve të tij, përfshirë palestinezët” dhe nuk përmend asnjë zgjidhje me një ose dy shtete.

    Edhe pse presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i cili bashkëkryesoi samitin me Trump, tha se marrëveshja e Gazës “mbyll një kapitull të dhimbshëm në historinë njerëzore dhe hap rrugën për një zgjidhje me dy shtete’’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark