Insajderi
Lajme

Ky është kandidati për kryetar komune që i mori veç tri vota

Insajderi
14 October 2025 - 15:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është kandidati për kryetar komune që i mori veç tri vota
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Junikut do të vendosen në balotazh ndërmjet dy kandidatëve kryesorë: Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Shehu ka marrë 47.91% të votave (1,193 vota), ndërsa Kuçi 40.68% (1,013 vota).

Ajo çfarë është interesante është rezultati zgjedhor i kandidatit të PDK’së në këtë komunë, Fatos Shala, i cili ka marrë vetëm tri vota.

Por dy ditë para zgjedhjeve Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se Fatos Shala është tërhequr nga gara, kjo pasi që LDK dhe PDK kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim politik dhe bashkëqeverisje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark