Pas fitores në zgjedhjet lokale, Ramiz Lladrovci, ka marrë një befasi të veçantë nga Suedia. Agimi dhe anëtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës që jetojnë atje i kanë përgatitur një ëmbëlsirë kushtuar fitores së tij, të cilën ai e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
“Befasi e këndshme në Suedi nga Agimi dhe anëtarët e FFK-së me ëmbëlsirën kushtuar fitores tonë në zemrën e Kosovës. Fitorja bashkë me qytetarët kampionë në Drenas është fitore motivuese, fitore të cilën e meriton i drejti, të përkushtuarit dhe qytetarët me integritet. Gjuha e kampionit është gjuhë e futbollistëve tanë dhe stafit, faleminderit të gjithëve!”, ka shkruar Lladrovci.
Kryetari i rizgjedhur ka falënderuar bashkëqytetarët e Drenasit për mbështetjen dhe besimin, duke e cilësuar rezultatin si “fitore të së drejtës dhe përkushtimit”.