Insajderi
Lajme

Dy kandidatet për asamble të VV’së që s’e morën asnjë votë

Insajderi
14 October 2025 - 19:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy kandidatet për asamble të VV’së që s’e morën asnjë votë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka arritur t’i procesojë rezultatet në katër komuna, përfshirë këtu edhe Zveçanin.

Në Zveçan, Lëvizja Vetëvendosje me bartës të listës Fetah Pecin ka marrë 2,41 për qind të votave. PDK, në anën tjetër me Ilir Pecin ka 3,32 për qind të votave në asamblenë e Zveçanit, shkruan Insajderi.

Mirëpo, ajo çfarë është interesant është fakti se dy kandidate për asamble në këtë komunë s’e kanë marrë asnjë votë.

Kandidatet për asamble Rabije dhe Selvije Peci s’kanë asnjë votë, sipas të dhënave të KQZ’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark