Insajderi
Insporti

Nuk ndalen sukseset, të rinjtë e Kosovës fitojnë me rezultat 7-0 kundër të rinjve të San Marinos

Insajderi
14 October 2025 - 21:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk ndalen sukseset, të rinjtë e Kosovës fitojnë me rezultat 7-0 kundër të rinjve të San Marinos
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupmoshat 21-vjeçare të Kombëtares së Kosovës i mposhtën me rezultat të thellë ata të San Marinos në ndeshjen që u luajt në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja u mbyll me rezultat 7-0 në të mirë të “Dardanëve”, të cilët u siguruan të shënonin plot tri herë vetëm në pjesë të parë, shkruan Insajderi.

Goli i parë u shënua në minutën e 12′ nga Eliot Bujupi, e më pas shënoi edhe Leon Frokaj katër minuta më vonë. Golin e tretë e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 20.

Përbrenda tre minutash në pjesën e dytë shënuan Berisha dhe Lirim Jashari për 5-0.

Luan Lleshi mori kartonin e dytë të verdhë, për çka u përjashtua nga loja në minutën e 70′.

Megjithatë, “Dardanët”, nuk u ndalën përkundër që luanin me një lojtar më pak në arenën e tyre.

Julind Selmonaj shënoi sërish në minutën e 76′, si dhe Leon Frokaj në atë të 84′, për ta përmbyllur epërsinë e thëllë ndaj të rinjve të San Marinos.

Berisha dhe Frokaj shënuan dy gola personal në këtë ndeshje.

Kosova U21 shënoi fitoren e parë në grupet për kualifikim në Euro U21, pas dy ndeshjeve me barazim dhe me humbje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark