Insajderi
Lajme

Von der Leyen sot në Kosovë, bllokohen përkohësisht disa rrugë

Insajderi
15 October 2025 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Von der Leyen sot në Kosovë, bllokohen përkohësisht disa rrugë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për vizitë sot në Kosovë do të qëndrojë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark