Insajderi
Insporti

“Dardanët” mbështesin protestën gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

Insajderi
15 October 2025 - 10:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dardanët” mbështesin protestën gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tifogrupi “Dardanët” ka dalë publikisht në mbështetje të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor, në ora 17:00, në Tiranë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, “Dardanët” kanë theksuar se kjo protestë është një reagim i drejtë ndaj asaj që e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë. Ata kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe jo, siç theksohet në reagim, “barazi farse me kriminelët serbë”.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, thuhet në reagimin e tifogrupit “Dardanët”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark