Insajderi
Biznes

Skemë e madhe e mashtrimit, sekuestrohen Bitcoin në vlerë 14 miliardë dollarë

Insajderi
15 October 2025 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skemë e madhe e mashtrimit, sekuestrohen Bitcoin në vlerë 14 miliardë dollarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria amerikane ka sekuestruar Bitcoin që kapin vlerën e 14 miliardë dollarëve dhe ka akuzuar themeluesin e perandorisë “Prince Group“ në Kamboxhia për një prej mashtrimeve më të mëdha me kriptomonedha.

Shtetasi britanik Chen Zhi do të përballet me drejtësinë amerikane për konspiracion dhe skemë për pastrim parash.

Si pjesë e operacionit të përbashkët të SHBA-së me Britaninë e madhe, janë ngrirë asete të rrjetit të tij, përfshirë 19 prona në Londër, njëra prej tyre kap vlerën e 100 milionë funteve.

Prokurorët amerikanë kanë thënë se është një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në histori dhe një prej më të mëdhave me kriptomonedha. Besohet se janë sekuestruar 127 mijë e 271 bitcoin që tani po mbahen nga qeveria amerikane.

Chen dyshohet se i priu kësaj skeme, duke operuar nën kompaninë e tij ndërkombëtare, ka deklaruar Departamenti amerikan i Drejtësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark