Insajderi
Lajme

Osmani: Nuk e di deri ku kanë arritur negociatat për qeverinë e re

Insajderi
15 October 2025 - 12:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani: Nuk e di deri ku kanë arritur negociatat për qeverinë e re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar, presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar të nominuarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si përfaqësues i partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, për formimin e Qeverisë së re.

Sot, Osmani u pyet nëse pret që Kosova të ketë shpejt një qeveri të re, pas zvarritjeve disa mujore me konstituimin e Kuvendit. Ajo theksoi se, për shkak të rolit të saj si presidente, nuk është e përfshirë në proceset e negociatave ndërmjet partive politike.

“Nga data që është nominuar janë 15 ditë dhe natyrisht që afatet rrjedhin, mirëpo negociatat për koalicione bëhen vetëm në mes partive apo në rastin konkret mund të bëhen edhe me deputetë, por janë diskutime mes partive politike që si presidente nuk do të duhej të ndërhyja. Rrjedhimisht unë nuk mund ta di se deri ku kanë arritur ato negociata potencialisht, por janë çështje që besoj se më shumë informata mund t’iu japin partitë politike të involvuara”, deklaroi Osmani para gazetarëve.

Ndërkohë, Albin Kurti vetë ka thënë dje se ende nuk i ka nisur negociatat, pasi është i angazhuar me procesin paszgjedhor të zgjedhjeve lokale.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë”, tha Kurti.

Afati i fundit për prezantimin e Qeverisë së re në Kuvend është 26 tetori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark