Insajderi
Show

Kim zbulon se shpenzon 1 milion dollarë në vit për flokë dhe regjimin e saj të bukurisë

Insajderi
15 October 2025 - 18:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kim zbulon se shpenzon 1 milion dollarë në vit për flokë dhe regjimin e saj të bukurisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kim Kardashian ka folur për rutinën e saj të bukurisë, duke zbuluar shumën e madhe që shpenzon për flokët dhe regjimin e saj të bukurisë.

Ylli i reality show-t e bëri rrëfimin gjatë paraqitjes së saj shpërthyese në“Call Your Daddy”, duke njoftuar se shpenzon 1 milion dollarë në vit për flokë, por nuk e ka idenë se sa kushton një kuti qumështi. shkruan DailyMail.

Ajo i tha prezantuesit Alex Cooper se ishte “shumë”, por e kufizoi përgjigjen e saj duke theksuar se rrallë i duhet të paguajë për gjithë shkëlqimin e saj, falë reality show-t të familjes së saj dhe punëve të tjera të profilit të lartë.

“Nëse unë jam duke xhiruar shfaqjen time, atëherë ata paguajnë  për të. Kështu që, përpiqem që të gjitha të paguhen në mënyrë që të mos më duhet të paguaj vetë”, shpjegoi ajo.

Kim, pasuria e së cilës raportohet të jetë prej 1.7 miliardë dollarësh, pranoi megjithatë se ishte e vështirë të llogaritej kostoja totale pasi thotë se: “Nuk  kam një koncept se sa kushtojnë disa gjëra të thjeshta”.

“Do të doja të dija pak më shumë rreth asaj se sa kushton, si p.sh., një kuti qumështi”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark