Insajderi
Botë

NATO miraton masa të reja antidronë kundër kërcënimit rus

Insajderi
15 October 2025 - 22:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
NATO miraton masa të reja antidronë kundër kërcënimit rus
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrat e Mbrojtjes të 32 vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot masa të reja operative për të përballuar rrezikun në rritje që vjen nga Rusia.

Vendimet u morën gjatë takimit të parë pas Samitit të Hagës, në një kohë kur shqetësimet për sigurinë janë shtuar ndjeshëm për shkak të shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Aleancës nga dronët rusë.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s përmes shtimit të masave antidronë. Ministrat ranë dakord për testimin e sistemeve të integruara antidronë në krahun lindor të Aleancës — një zonë që përballet drejtpërdrejt me kërcënimet nga Lindja.

Gjithashtu, NATO theksoi nevojën urgjente për rritjen e investimeve në mbrojtje dhe inovacion teknologjik. Për të përshpejtuar zhvillimet teknologjike dhe për të përballuar sfidat moderne të sigurisë, Aleanca do të intensifikojë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe sektorin privat.

Këto masa përbëjnë një përgjigje të qartë ndaj veprimeve provokuese të Rusisë dhe konfirmojnë përkushtimin e NATO-s për të garantuar sigurinë kolektive dhe për të përballuar me efikasitet sfidat që vijnë nga Lindja./RTK/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark