Insajderi
Lajme

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Insajderi
15 October 2025 - 23:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk do të donte të ishte më në një listë zgjedhore me Fatmir Limajn.Ai tha se e respekton Limajn për kontributin e tij në luftë, por politikisht shton ai nuk do donte të ishte me listë në të.

Kjo pasi siç tha Haradinaj në “Pressing” të T7, Limaj nuk komunikoi me AAK-në për drejtimin e tij të ri për të “shkuar me Albin Kurtin”.“Asnjë problem nuk e kemi pasur, hatërmbetjet ose si me i quajtë ka qenë pse nuk ka komuniku me neve para se me marrë një drejtim tjetër ku shkojë te Kurti”.

“Nuk kisha pas qef me qenë edhe në listë ku është Fatmir Limaj në atë listë”, ka thënë Haradinaj./


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark