Insajderi
Lajme

Për tetë muaj në Kosovë linden mbi 18 mijë fëmijë

Insajderi
16 October 2025 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Për tetë muaj në Kosovë linden mbi 18 mijë fëmijë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga janari deri në gusht të këtij viti, në vendin tonë kanë lindur 18 mijë e 430 fëmijë . Prej tyre 9 mijë e 565 meshuj dhe  8 mijë e 865 femra .

Ndërkaq sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti janë regjistruar  2 mijë e 516 lindje.  

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 284 lindje janë meshkuj dhe 1 232 lindje janë femra.

 Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025, pasi që gjatë muajit korrik janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 664.

“Në muajin gusht 2025 janë regjistruar 2 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 284 lindje janë meshkuj dhe 1 232 lindje janë femra. Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025”, thuhet në raportin e ASK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark