Pas pretendimeve se në komunën e Junikut kanë votuar persona që nuk janë banorë të kësaj komune, Prokuroria Themelore e Pejës ka reaguar menjëherë.
Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj, ka përpiluar një shënim zyrtar dhe ka autorizuar një prokuror nga Departamenti i Krimeve të Rënda për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë rast.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se institucioni tashmë ka nisur procedurat hetimore për të verifikuar të gjitha pretendimet.
“Me të pranuar informatat lidhur me pretendimet se kanë votuar persona që nuk janë banorë të komunës së Junikut, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj, ka përpiluar shënim zyrtar dhe ka autorizuar prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme,” tha Nikçi për Insajderin.