Insajderi
Hulumtime/Analiza

Bufe luksoze në Ministri – MAShT’i hap tender 75 mijë euro për shërbime hotelerie

Insajderi
16 October 2025 - 14:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bufe luksoze në Ministri – MAShT’i  hap tender 75 mijë euro për shërbime hotelerie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Arsimi dje ka hapur tender për “shërbime të hotelerisë – bufesë” në objektin e saj qendror, me vlerë të parashikuar prej 75 mijë eurosh. Në specifikimet e tenderit përfshihen një listë e gjerë pijesh të ftohta e të nxehta, si dhe ushqimesh të ndryshme, nga kafe e çajra, deri te pasta, pica, sallata me mish pule e tuna, ëmbëlsira e akullore. Insajderi sjell detaje.

Gazeta Insajderi

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dje, me 15 tetor të 2025’tës ka hapur tender për “shërbime të hotelerisë – bufesë në objektin e MASHT’it”.

Çmimi i parashikuar që pritet të shpenzojë MASHT’i për bufe është 75 mijë euro.

Sipas përshkrimit të çmimeve dhe specifikacionit të emërtimeve të artikujve, janë të ndara në pije të ftohta dhe të nxehta.

Si dhe ushqime të ftohta dhe të nxehta.

PIJE TË FTOFTA DHE PIJET TË NXEHTA:
1 Kafe expresso copë 1
2 Kafe makiato e madhe copë 1
3 Kafe makiato e vogël copë 1
4 Latto Caffe copë 1
5 Nes – kafe me vanillë copë 1
6 Nes – kafe klasik copë 1
7 Kafe Amerikane copë 1
8 Kafe Cappucino copë 1
9 Kafe Turke copë 1
10 Çaj – Filtër (të gjitha llojet) copë 1
11 Qumësht me çokollatë (bambi) copë 1
PIJE TË FTOHTA


12 Pijet të gazuara me kanaçe 0.33 lit. copë 1
13 Pije të gazuara shishe të qelqit 0.25 lit. copë 1
14 Lëngje frutash shishe të qelqit 0.25 lit. copë 1
15 Lëngje frutash- pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, ananas, vishnje, ice tea, etj. Në gota prej 0.20 lit. copë 1
16 Ujë i gazuar 1.5 lit. copë 1
17 Ujë të gazuar 0.5 lit. copë 1
18 Ujë natyral 1.5 lit. copë 1
19 Ujë natyral 0.5 lit. copë 1
20 Ujë të gazuar 0.25 lit. copë 1
21 Ujë natyral 0.25 lit. copë 1
22 Ajran 180gr. copë 1
23 Jogurt 180gr. copë 1

Nr. B. USHQIMI I NXEHTË DHE I FTOFT

1 Kifle çokollatë, gjem, gjalpë, arra, me peshë 100gr. copë 1
2 Kifle me djath me peshë 100gr copë 1
3 Gjevrek (Standarde)
4 Sallatë greke me peshë 250gr copë 1
5 Sallatë shope me peshë 250gr copë 1
6 Sallatë me mish pule me peshë 250gr copë 1
7 Sallatë me mish peshku tuna me peshë 250gr copë 1
8 Leqenik me spinaq me peshë 250gr. copë 1
9 Mantija me djath; mantija me mish copë 1
10 Llokuma garniturë (djath, ajvar, gjem dhe lëng). me peshë 250gr. copë 1
11 Omlet me djath (dy vezë, domate) me peshë 250gr. copë 1
12 Omlet me pershutë (dy vezë, domate, djath) me peshë 250gr. copë 1
13 Supë-pule me peshë 250gr. copë 1
14 Supë me perime me peshë 250gr. copë 1
15 Rizot me perime (oriz, speca, kpurdha, bizele, karrota, kungulleshe) me peshë 250gr. copë 1
16 Rizot me mish pule, (oria,mish pule, spec, kërpudha, kungullesh, karrota, bizele) me peshë 250gr. copë 1
17 pasta me perime mikse, me peshë 250gr copë 1
18 pasta me lloje të djathrrave dhe pulë, me peshë 250 gr copë 1
19 Pasta salcë domatesh, me peshë 250gr. copë 1
20 Picë vegjetariane, (kërpudha, kashkavall, speca kungullesha, domate e zez, sos, ullinj), picë e vogel me diameter 20 cm. copë 1
21 Picë me proshutë, kpurdha, kashkavall, sos, speca, kungullesha, ulli, picë e vogel me diameter 20 cm copë 1
22 Picë tuna, e vogel me diameter 20 cm copë 1
23 Picë margarita e vogel me diameter 20 cm copë 1
24 Sendviqët me proshutë (proshutë, tranguj, domate, kaqkavall, gjiz, sallat e gjelbër), me peshë 250gr. copë 1
25 Sendviq pule, (file pule, domate, kaqkavall, gjizë, sallatë e gjelber) me peshë 250gr. copë 1
26 Mish pule me garnitur, (pomfrit, perime e ferguar, sallatë gjelber, tranguj, domate, fafarona), me peshë 250gr. copë 1
27 Ëmbëlsirë ditore me peshë 100gr copë 1
28 Akullore me kupza, (çokolladë, limon, lajthi, arrë, karramel, vanill, banane), çmimi për një kupë. copë 1
29 Sallat me Frut (molla, dardh, pjeshkë, kajsi, kumbullë, banane, kivi, portokaj, rrush i bardh, rrush i zi, qershi, dredhëz, mjedra, boronicë, ananas, shalqin). me peshë 250gr. copë 1. Insajderi.org



OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark