Insajderi
Shqipëri/Rajon

Debat në parlamentin e Shqipërisë: Sali Berisha është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer

Insajderi
16 October 2025 - 14:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Debat në parlamentin e Shqipërisë: Sali Berisha është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i grupit të PS Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në këtë seancë plenare iu përgjigj edhe një herë kërkesës së opozitës për debat me mocion dhe ribërjen e seancës kur u miratua programi qeverisës, dhe kur opozita braktisi seancën he nuk votoi.

Duke iu përgjigjur kërkesës së radhës së opozitës për rezolutë për gjenocidin ndaj Kosovës, Balla tha se “çdo gjë që vjen nga Berisha për Kosovën, nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë për mirë”.

“Asgjë që vjen nga Sali Berisha dhe kur lidhet me Kosovën, nuk ka ardhur dhe nuk ka për të ardhur ndonjëherë për mirë. Vendimi juaj për të bojkotuar protestën në mbështetje të UÇK është thjeshtë konfirmimi i qëndrimeve dhe veprimeve kundër interesit të Kosovës”, tha Balla.

Më tej u shpreh se ndërsa ishte në Leskovac të Serbisë gjatë ndeshjes me Kombëtares, në stadium nga ana e tifozëve serbë dëgjoi të thërritej emri i Sali Berishës.

“Pse tifozët serbë thërrisnin emrin e Berishës? Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer mirë Serbisë sa herë ka pasur mundësinë”, tha Balla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark