Insajderi
Showbiz

Moss-i i bën diss Butës për këngët e tij

Insajderi
16 October 2025 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moss-i i bën diss Butës për këngët e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi i njohur Moss-i ka ndezur rrjetet sociale me një thumb të hapur ndaj Butës, duke ironizuar në mënyrë të qartë me projektet e shumta që ky i fundit ka publikuar gjatë këtij viti.

Në një Instastory të postuar së fundmi, Moss shkroi:

“62 kang n’vit po asnjonen hit”

Ky reagim vjen pak orë pasi u njoftua se reperi Buta është artisti që ka punuar më së shumti këtë vit, duke lëshuar 62 këngë gjatë periudhës janar–tetor, përfshirë edhe disa albume si Koleksioni 17–24, PRANVERË/VERË ’25, KREK DIGJITAL dhe VJESHTË/DIMËR ’25.

Në po të njëjtin postim, thuhej se reperi po planifikon të arrijë mbi 100 këngë të publikuara deri në fund të vitit.

Por mesa duket, kjo arritje nuk e ka lënë pa reagim Mossin, i cili ka zgjedhur ta komentojë me ironi dhe humor tipik prej një diss-i në drejtim të Butës.

Kujtojmë se rivaliteti mes Mossit dhe Butës është tashmë i njohur për publikun.

Të dy kanë pasur më herët përplasje dhe shkëmbime thumbuese në rrjetet sociale, duke u konsideruar shpesh si një nga rivalitetet më të ndezura në skenën e repit shqiptar.

Pavarësisht kësaj, të dy artistët vazhdojnë të jenë emra të rëndësishëm në repin shqiptar, secili me publikun dhe stilin e vet, ndërsa fansat tashmë presin nëse Buta do t’i përgjigjet këtij “thumbi” të ri nga Mossi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark