Insajderi
LifeStyle

Para se të martohesh, ja 8 gjëra që do të jesh shumë i/e lumtur që i zgjidhe më parë

Insajderi
16 October 2025 - 20:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Para se të martohesh, ja 8 gjëra që do të jesh shumë i/e lumtur që i zgjidhe më parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Martesa është moment i bukur dhe emocionues, por shpesh jemi kaq të zënë me organizimin e dasmës, sa harrojmë gjënë më të rëndësishme, marrëdhënien që do të kemi pas saj.

Disa çifte dashurohen shpejt dhe martohen pa u menduar shumë, por të tjerë kuptojnë se edhe pas shumë viteve bashkë nuk e njohin vërtet partnerin. Para se të ftoni njerëzit dhe të gjeni fustanin e ëndrrave, kujdesuni që marrëdhënia juaj të jetë e shëndetshme, flisni hapur dhe sinqerisht me partnerin.

Ja 8 tema që do të shpëtojnë martesën tuaj nëse i diskutoni para dasmës:

Sipas trajnerit të jetës Bill Murray, udhëtimet janë testi më i mirë për dashurinë. Nëse mund të udhëtoni së bashku, përballoni vështirësi dhe jeni ende të dashuruar në fund të ditës, atëherë martohuni.

Paratë

Bisedoni hapur për financat. Në martesë nuk duhet të ketë asnjë sekret për këtë pjesë, sepse problemet financiare janë ndër arsyet kryesore të divorcit.

Familja

Martohesh me personin, por edhe me familjen e tij. Njihni familjen e partnerit për të kuptuar vlerat, traditat dhe për të shmangur konflikte të panevojshme.

Feja dhe politika

Këto tema janë shpesh burim i grindjeve. Diskutoni për to para martesës, sidomos nëse dëshironi të krijoni familje së bashku.

Lista e dëshirave

Bëni një listë të gjërave që doni të bëni bashkë, nga më normalja te më e çuditshmja. Kjo ndihmon për të krijuar lidhje më të fortë dhe për të njohur njëri-tjetrin më mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark