Insajderi
Lajme

Përfundon numërimi në QKN, Smajl Latifi shkon në balotazh me Dulën e VV-së

Insajderi
16 October 2025 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfundon numërimi në QKN, Smajl Latifi shkon në balotazh me Dulën e VV-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit për komunën e Rahovecit, dhe tashmë është zyrtarizuar se kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Në krye të garës ka dalë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, me 7,673 vota apo 37.58%, por pa arritur shumicën absolute që do ta shpallte fitues pa nevojën për raund të dytë.

Në balotazh, Latifi do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ali Dula, i cili ka siguruar 4,868 vota, përkatësisht 23.84% të përkrahjes qytetare.

Kandidati i LDK-së, Burim Krasniqi, përfundoi në vendin e tretë me 4,673 vota (22.89%), ndërsa kandidati i PDK-së, Edon Cana, mori 3,202 vota (15.68%), duke u renditur i katërti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark