Insajderi
Lajme

Tirana sot mbështet çlirimtarët, 60 autobusë nisen nga Kosova

Insajderi
17 October 2025 - 07:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tirana sot mbështet çlirimtarët, 60 autobusë nisen nga Kosova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot me fillim nga ora 17:00, në kryeqytetin e Shqipërisë do të zhvillohet protesta në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së tri ditë më parë njoftoi se pritet që 60 autobusë të nisen nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në  këtë protest.

Protesta organizohet kundër, siç u tha, padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Një protest e tillë ishte organizuar edhe në Prishtinë,  e po ashtu edhe para Gjykatës Speciale në Hagë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark