Insajderi
Lajme

Ish-ushtari shqiptar thotë se protesta në Tiranë çon mesazh në Hagë: Çfarë është mjaft, është mjaft!

Insajderi
17 October 2025 - 16:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-ushtari shqiptar thotë se protesta në Tiranë çon mesazh në Hagë: Çfarë është mjaft, është mjaft!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ish-ushtari shqiptar tha se protesta e sotme në Tiranë, çon mesazhin në Hagë se “çfarë është mjaft është mjaft”.

Ndër të tjera, ai thotë se çlirimtarët e Kosovës duhen sot të jenë pranë familjeve të tyre, derisa shtoi se gjykatësit e Gjykatës Speciale, sipas tij, duhen të jenë në bankën e të akuzuarve.

“Ardhja këtu është për t’u sensibilizuar të gjithë së bashku dhe për të dhënë mesazhin tonë, dhe pëe t’i thënë Hagës ose Speciales se çfarë është mjaft është mjaft. Ngjyra e Hagës ka dalë më jashtë, domethënë ne e dimë kush është ajo Speciale kriminale, prandaj ata gjykatës që po na i dënojnë trimat tonë, ata duhen të jenë në bankat e të akuzuarve sot, ndërsa çlirimtarët tanë duhen të jenë me familjet e tyre, në tokën dardane të lame me gjak, domethënë në Kosovë”, u shpreh ai.

Mes tjerash ai tha se politikanët që nuk po marrin pjesë në këtë protestë gjithëkombëtare, s’po bëjnë gjënë e duhur, duke u shprehur se “nuk ka mal pa ujq”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark