Insajderi
Lajme

Krasniqi: Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës

Insajderi
17 October 2025 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi: Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Krasniqi tha se kjo protestë ishte emocion, krenari e bashkim.

“Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës. Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë. Kërkesa është e qartë: drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark