Insajderi
Lajme

Bie një pjesë e kulmit në Prishtina Mall, rrezikohen qytetarët

Insajderi
18 October 2025 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bie një pjesë e kulmit në Prishtina Mall, rrezikohen qytetarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pjesë e kulmit të qendrës tregtare është rrezuar.

Arkitekti, Lulzim Behxheti, tha se fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

“A ju kujtohet çka kom pas shkru për kulmin e Prishtina Mall para 3 vjetve? Veç pritet kur ndodhë fatkeqësia, jo a ka me ndodhë. Fatmirësisht pa viktima kësaj radhe.”

Kujtojmë se Behxheti në vitin 2023 kishte alarmuar për rrezikun që i vjen qytetarëve nga ky kulm.

“A eshte rrezik kjo per publikun? Natyrisht se po. Faktori i rezikshmerise eshte jo vetemse ne termete, por edhe ne ererat. Ndikimi i forces horizontale asht shumfish me teper i shprehur se sa ndikimet vertikale. Sepse ne keto ndikime i shtohet pesha e kulmit si dhe forca e eres. Paramendone veten ne gym, duke ba bengj lifting. Sa je ulur ose shtrite e je tu ngrite peshat, e ben kollaj. Por nese tenton te ngrihesh dhe te ecesh me gjith peshat, do te ishte e pamundur. Por nese dikush te shtyne(era ne rastin e objektit) do te rrezohesh me pasoja. E njejta logjike punon edhe tek ndertimet hibride”, kishte shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark