Insajderi
Showbiz

Leonora Jakupi opinioniste në “Big Brother VIP Kosova”?

Insajderi
18 October 2025 - 14:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Leonora Jakupi opinioniste në “Big Brother VIP Kosova”?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi duket se mund të vijë para publikut në një rol krejtësisht ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar.

Emri i saj po qarkullon si një ndër kandidatët për t’u ulur në panelin e opinionistëve në edicionin e ri të spektaklit.

Edhe pse deri më tani Leonora nuk ka dhënë asnjë reagim publik mbi këto zëra, lajmi ka ngjallur menjëherë interes të madh tek fansat dhe ndjekësit e formatit.

Këngëtarja, e cila prej dekadash është një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, njihet për qëndrimet e saj të forta dhe personalitetin karizmatik, elementë që mund ta bënin një opinioniste të denjë për një reality-show të tillë.

“Big Brother VIP Kosova” ka fituar popullaritet të madh që nga edicioni i parë, duke sjellë çdo javë debate, emocione dhe polemika që komentohen gjerësisht në rrjetet sociale. Për këtë arsye, zgjedhja e opinionistëve është gjithmonë një pikë kyçe e suksesit të spektaklit.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse Leonora Jakupi do të pranojë këtë rol dhe do të bëhet pjesë e panelit të njërit prej programeve më të ndjekura në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark