Insajderi
Lajme

Zv.Sekretarja e NATO-s: Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie për Banjskën

Insajderi
18 October 2025 - 20:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zv.Sekretarja e NATO-s: Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie për Banjskën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka deklaruar se Aleanca ka shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie nga Serbia lidhur me sulmin terrorist në Banjskë dhe dhunën ndaj trupave të KFOR-it.

Megjithatë, Shekerinska theksoi se, pavarësisht përpjekjeve, asgjë nuk mund të zëvendësojë një dialog politik të vërtetë, substancial dhe kuptimplotë.

“Ne besojmë fuqimisht se dialogu është e vetmja rrugë drejt sigurisë reale dhe të qëndrueshme në rajon. Sigurisht, ne e kemi dënuar dhunën në vitin 2023, si dhunën ndaj KFOR-it, por edhe incidentin në Banjskë”.

“Dhe ne kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie në lidhje me to. Por asgjë nuk mund të zëvendësojë një dialog politik të vërtetë, substancial dhe kuptimplotë. Dhe kjo është një zgjedhje që duhet të bëjnë Beogradi dhe Prishtina”, ka deklaruar ajo.

Tutje, ajo u shpreh edhe një herë se NATO e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa tha se kanë komunikim të shpeshtë dhe të vazhdueshëm me përfaqësuesin e BE-së për dialog.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark