Insajderi
Lajme

Kandidati për kryetar të Junikut thotë se u kërcënua me jetë pas denoncimeve për manipulime zgjedhore në këtë komunë

Insajderi
18 October 2025 - 21:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidati për kryetar të Junikut thotë se u kërcënua me jetë pas denoncimeve për manipulime zgjedhore në këtë komunë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Kuçi, ka bërë një denoncim publik përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku thotë se është përballur me kërcënime me jetë dhe tentativa për shantazh, si pasojë e denoncimeve që ka bërë për, siç thotë ai, parregullsi dhe manipulime gjatë procesit zgjedhor në komunën e Junikut.

Kuçi pretendon se pas publikimit të, siç i quan ai, skandaleve dhe keqpërdorimeve zgjedhore të kryera, sipas tij, nga individë e grupe që “nuk ia duan të mirën Junikut”, është bërë objekt i kërcënimeve serioze, përfshirë vizita në shtëpinë e tij dhe kërcënime të drejtpërdrejta me jetë.

Ky është postimi i tij i plotë:

𝐀𝐬 𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐞̈ 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐧𝐞̈, 𝐞 𝐚𝐬 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐉𝐮𝐧𝐢𝐤𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣.

Pas denoncimit publik të skandaleve dhe keqpërdorimeve zgjedhore të ndodhura në komunën tonë, të kryera nga individë e grupe që nuk ia duan të mirën Junikut, sot jam përballur me një tjetër akt të ulët kërcënime me jetë dhe tentativa për frikësim e shantazh.

Përveç tentativave përmes personave që kanë ardhur në shtëpinë time, duke kërkuar të tërhiqem nga demaskimi i manipulimeve me vendbanime dhe listat e votuesve, sot kam pranuar edhe kërcënime të drejtpërdrejta me jetë nga, A.M militant i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili është gjithashtu zyrtar komunal.

Edhe gjatë fushatës ka pasur kërcënime indirekte nga aktivistë të kësaj partie, por i kam injoruar për të ruajtur qetësinë në Junik dhe për të mos e dëmtuar procesin zgjedhor.

Megjithatë, kërcënime si këto të sotit nuk mund t’i injoroj, prandaj rastin e kam paraqitur në organet kompetente.

Ata që mashtruan e shpifën, që blenë vota me shuma të mëdha dhe kontrabanduan votues nga komuna të tjera përmes ndërrimit të vendbanimeve, tani, pasi janë zbuluar dhe ballafaquar me fakte e dëshmi, po përpiqen ta heshtin të vërtetën me kërcënime e presione.

Kjo është fytyra e një kaste politike që, për pushtet, nuk njeh kufij moralë, ligjorë, e as njerëzorë.

Por dua t’i siguroj të gjithë se as nuk frikësohem, as nuk zbrapsem.

Me kërcënime të tilla jam përballur edhe nga regjimi i atëhershëm, por as atëherë nuk jam përkulur dhe as sot nuk do të përkulem.

𝐃𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣 𝐭𝐚 𝐭𝐡𝐞𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐚 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐧, 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐧, 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 𝐞 𝐉𝐮𝐧𝐢𝐤𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐬𝐞̈𝐯𝐞.

𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐉𝐮𝐧𝐢𝐤𝐮 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢, 𝐣𝐨 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞̈.

𝐌𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭, 𝐣𝐨 𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐞.

𝐌𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦, 𝐣𝐨 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐚𝐬 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭.

𝐌𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐧𝐪𝐞𝐫𝐭𝐞̈, 𝐉𝐎 𝐌𝐀𝐒𝐇𝐓𝐑𝐈𝐌


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark