Insajderi
Lajme

Numërohen votat e para me postë në Prishtinë, ja kush prin

Insajderi
19 October 2025 - 23:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numërohen votat e para me postë në Prishtinë, ja kush prin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet për një nga pesë kutitë e votimit të votave të diasporës për Komunën e Prishtinës.

Nga aq vota sa janë numëruar deri më tash, në kryeqytet po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, me 88 vota ose 47,31 për qind.

Pas tij është kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, me 57 vota ose 30,65 për qind.

Ndërkaq kandidati i PDK’së për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili, ka marrë 30 sosh apo 16,13 për qind.

Në balotazh pritet të ballafaqohen Çeku me Ramën. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark