Insajderi
Lajme

“Bishti i sakicës”, “Haxhi Qamili në Vlorë”, “Taxhia e poshtër”, drama në Aeroportin e Vlorës nervozon vëllain e Pacollit

Insajderi
20 October 2025 - 10:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Bishti i sakicës”, “Haxhi Qamili në Vlorë”, “Taxhia e poshtër”, drama në Aeroportin e Vlorës nervozon vëllain e Pacollit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Selim Pacolli ka filluar që me tregime popullore ta trajtojë çështjen e raportimit për hetimin e vëllait të tij, Behgjet Pacolli, për dyshimet lidhur me Aeroportin e Vlorës.

Pacolli ka përgatitur një seri shkrimesh të bazuara në ngjarje popullore, ku morali i këtyre ngjarjeve është kryesisht tradhtia, shkruan Insajderi.

“Labë, Matjanë e Mirditorë, Tropojanë e Malësorë, a ndëgjuat se “Haxhi Qamili” na qenka n’Vlorë!Flini burra ju te tan, për flamur kush dert mos t’ban, se Qamilat knej pari janë! Me sejmen qenka betue, për flamur dojm me luftue, duan me vdekë me kokë n’sahan, se flamurit si lân Nishan”, thuhet në një postim të publikuar të hënën nga Pacolli.

Ngjashëm ka shkruar edhe gjatë ditës së djeshme, një tregim popullor për bishtin e sëpatës dhe malit.

“Prej sakicë se vet ta kam ngjit bishtin! Ish pas ankue mali që po e prenë sakica, kur e pa që s’ka hajr prej asaj pune, nisi po kërkon paqe me sakicën por kot, dikur u dorëzua e po i thotë, prej sakicë se vet ta kam ngjit bishtin”, thotë Pacolli në një postim të së dielës.

Ndërkaq në një postim tjetër flet për taxhinë, ushqimin për kafshë.

“Taxhia, kjo shujtë e poshtër! Sa t’ua japësh n’gojë, nuk e lëshojnë deri sa t’shkumojnë, po ua hoqe, nuk të lëshojnë deri sa t’kafshojnë! Dikush po e humbë, e dikush po e kërkon, andaj piskamat po lëshojnë n’kupë t’qiellit…, po vijnë pas, si dhelpra pas dashit…  Karvani ecën, skemë kohë t’kthejmë kokën mbrapa….”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark