Insajderi
Lajme

EMRAT| Gara për kreun e ri të SPAK, miratohet lista me 4 kandidatë

Insajderi
20 October 2025 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
EMRAT| Gara për kreun e ri të SPAK, miratohet lista me 4 kandidatë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë mbledhjes së sotme miraton listën me 4 kandidatët në garën për kreun e SPAK: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho,

Të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e së hënës ishin 11 anëtarët e këshillit.

Zeqir Hodajt dha sqarime lidhur me shkrimet në media që është në konflikt interesi pasi djali i tij është zgjedhur si hetues financiar në SPAK.

“Unë nuk gjendem në kushtet e heqjes dorë nga kjo situatë, unë kërkoj t’i jepet kohë edhe këshillit edhe vetes për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë. Unë vlerësoj që duhet të largohem nga zhvillimi i seancës për këtë çështje. Edhe pse çështje formale, duhet të largohem nga votimi për të marrë kohën e duhur për një proces të rregull ligjor”, tha ai.

Në përfundim KLP votoi me 10 vota pro (pa votën e Hodajt) listën me 4 kandidatë për garën.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark