Insajderi
Lajme

Arrestohet një pejan në Muriqan për mashtrim, do ekstradohet në Kosovë

Insajderi
20 October 2025 - 13:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një pejan në Muriqan për mashtrim, do ekstradohet në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë një shtetas që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për shtetasin kosovar F.K., 31-vjeçar, banues në qytetin e Pejës. F.K. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark