Insajderi
Lajme

Vdes djali i ish-legjendës së Kombëtares Angleze

Insajderi
20 October 2025 - 14:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes djali i ish-legjendës së Kombëtares Angleze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një lajm tejet tragjik ka kapluar futbollistin legjendar të Anglisë, Stuart Pearce.

Djali i tij Harley, ka vdekur në moshën 21-vjeçare pasi u përfshi në një aksident me makinë bujqësore në një rrugë rurale pranë shtëpisë së familjes së tyre në Wiltshire.

Mendohet se traktori mund të ketë pësuar një shpërthim gome, gjë që e bëri atë të dilte nga rruga.

Harley ishte më i vogli nga dy fëmijët që Stuart pati me ish-gruan e tij, Liz. Çifti kanë edhe një vajzë, Chelsea , nga martesa e tyre 20-vjeçare që përfundoi në vitin 2013.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark