Insajderi
Sport

Djali i Cristiano Ronaldos ftohet nga Portugalia U16

Insajderi
20 October 2025 - 21:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Djali i Cristiano Ronaldos ftohet nga Portugalia U16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cristiano Ronaldo Jr. është thirrur sërish nga kombëtarja e tij.

Pas paraqitjes dhe golave të shënuar me ekipin U15 të Portugalisë, djali i Cristiano Ronaldos është ftuar këtë herë nga trajneri i U16, Filipe Ramos, për të marrë pjesë në Federation Cup, që do të zhvillohet në Turqi nga 30 tetori deri më 4 nëntor.

Të rinjtë portugezë do të përballen me Turqinë, Uellsin dhe Anglinë në këtë turne, ndërsa Cristiano Ronaldo Jr., produkt i akademisë së Al-Nassr, është një nga vetëm dy lojtarët që nuk luajnë në Portugali, bashkë me Kauã Miranda nga Santos në Brazil.

Në turneun zhvillimor të mbajtur në maj, Ronaldo Jr. shënoi dy gola në katër ndeshje për ekipin U15 të Portugalisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark