Insajderi
Lajme

Alban Hyseni i VV’së dhe Arbër Ismaili i LDK përfundimisht në balotazh

Insajderi
20 October 2025 - 23:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alban Hyseni i VV’së dhe Arbër Ismaili i LDK përfundimisht në balotazh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qytetarët e Gjilanit do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, pasiqë kjo komunë ka shkuar përfundimisht në balotazh.

Alban Hyseni i Vetëvendosjes  ka siguruar 49.82% të votave, ndërsa Arbër Ismajli i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka 34.31%  të votave.

Nga ky rezultat, dy kandidatët për kryetar të komunës do të hyjnë në garën për balotazh që zhvillohet më 9 nëntor.

Çaste më parë përfunduan edhe votat me postë për këtë komunë, nga të cilat kryetari aktual Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.76 për qind të votave të diasporës, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arber Ismajli, ka siguruar 36.53 për qind të tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark