Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka organizuar Darkën e Lamës, mbrëmjen e së hënës.
Përmes një njoftimi, Osmani thotë se kjo Darkë e Lamës, e cila është nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është kujtesë e lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen, me traditën që na mëson të jemi mirënjohës.
Osmani thekson se pjesëmarrësve ia shprehi falënderimin dhe mirënjohjen e thellë që e mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë.
“Nga toka fillon gjithçka: jeta, bereqeti dhe begatia. Bashkë me miq, aleatë, përfaqësues të jetës institucionale e shoqërore, në Darkën e Lamës shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për secilin prej atyre që e mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë”, thotë ajo.