Insajderi
Lajme

Suhareka fillon e para, gjobat për kundërvajtje në trafik dorëzohen në shtëpi

Insajderi
21 October 2025 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Suhareka fillon e para, gjobat për kundërvajtje në trafik dorëzohen në shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar me dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje.

Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë që ndodhen në qytet dhe monitorohen nga policia.

Policia informon sërish qytetarët se janë të detyruar të zbatojnë rregullat e trafikut, me qëllim që së bashku rrugët të bëhen më të sigurta dhe më të kalueshme.

“Kundërvajtësit, përveç që mund të ndalohen drejtpërdrejt nga patrullat policore, mund të identifikohen edhe përmes kamerave të sigurisë. Nëse keni kryer një kundërvajtje dhe ajo është regjistruar nga kamerat, në bazë të këtij regjistrimi do t’ju shqiptohet gjoba përkatëse, e cila do t’ju dërgohet në shtëpi përmes Postës së Kosovës. Respektoni rregullat në komunikacion – mos rrezikoni veten dhe të tjerët”, thuhet tutje në njoftim


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark