Insajderi
Lajme

Rrahje dhe të shtëna armësh në Podujevë, deklarohen nga Policia

Insajderi
21 October 2025 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje dhe të shtëna armësh në Podujevë, deklarohen nga Policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna armësh ka ndodhur këtë të martë në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi, duke njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes me një mjet të fortë (shkop) është lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, lidhur me rastin policia ka shoqëruar katër persona – një dëshmitar dhe tre të dyshuar që dyshohet të kenë qenë të përfshirë në përleshje.

“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark