Insajderi
Lajme

Përfaqësuesi i SHBA në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, takimet për të janë të padobishme

Insajderi
21 October 2025 - 17:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfaqësuesi i SHBA në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, takimet për të janë të padobishme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Mike Waltz, ka bërë thirrje që të përmbyllet misioni i UNMIK-ut.

Waltz ka thënë se armiku, duke iu referuar Serbisë, nuk ka më dorë në qeverisjen e Kosovës dhe, së këndejmi, prezenca e UNMIK’ut është e panevojshme, shkruan Insajderi.

“Qëllimi përfundimtar i misionit paqeruajtës duhet të jetë për misionin, nuk ka krizë sigurie më në Kosovë dhe armiku nuk ka dorë në qeverisje në Kosovë, ka ardhur koha që të tërhiqet misioni. Ne e çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog, por është koha të fillon puna e rëndësishme e transferimit të këtyre funksione nga UNMIK-u në agjensi më të përshtatshme dhe të përmbyllet ky mision. Misioni është duke bërë rishikimin e stafit dhe shpresoj që ky proces të merret në mënyrë serioze”, ka deklaruar Waltz.

“Siç kemi thënë shumë herë, SHBA zotohen për identifikimin e shpenzimeve të panevojshme. Si Këshill, ne duhet të mbështesim përfundimin e misioneve kur s’ka nevojë më. SHBA u bënë thirrje shteteve anëtare që të mbyllet ky mision, ky tranzicion është i tepërt. Takimet për UNMIK-un janë të padobishme”, vijoi Waltz.

Ai u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet tensionuese. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark