Insajderi
Lajme

Syla për Kurtin: Nga niveli i koalicionit në Vushtrri, shkoi për diplomaci me gërrnaça në Londër

Insajderi
21 October 2025 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Syla për Kurtin: Nga niveli i koalicionit në Vushtrri, shkoi për diplomaci me gërrnaça në Londër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Valon Syla u tall me veprimet e deputetit Albin Kurti ditëve të fundit, ku nga koalicioni me Xhafer Tahirin në Vushtrri, fluturoi drejt Londrës për takim me mërgimtarët atje.

Kurti pati një takim me disa mërgimtarë në Londër, ku foli për pamundësinë e krijimit të qeverisë në Kosovë. Njëri i tha se e ka ‘kryet e ngritë’ e tjetri i kërkoi llogari për mospërkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Për këto ngjarje në Londër, Syla tha se kjo është një sjellje tipike e Albin Kurtit e mbushur me kopalla e mesele.

“Tash paramendo nga ky vend në këtë nivel Albin Kurti shkon në Londer, diplomaci me gërrnaça, po i dul njoni ja kish bo bajat… pse spo e mbeshtet UÇK’n në Hagê”, shkroi Syla.

“Kjo është kopallologji, apo Albin Diplomaci me llaskuca”, tha më tej gazetari Syla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark