Insajderi
Lajme

Numërohen votat me kusht në Gjilan, ky është rezultati

Insajderi
21 October 2025 - 23:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numërohen votat me kusht në Gjilan, ky është rezultati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në komunën e Gjilanit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në numërimin e votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hyseni, ka marrë 34.72 për qind të votave, që i korrespondojnë 25 votave.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 27.78 për qind apo 20 vota, kandidat i së cilës është Arbër Ismajli.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me kandidatin Riad Rashiti, ka marrë 18.06 për qind, që përkthehet në 13 vota.

Megjithatë, ky rezultat nuk është që ka ndikuar në ato të përgjithshme, meqë Komuna e Gjilanit do të shkojë në balotazh. Alban Hyseni në raundin e parë ka marrë 49,82 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij në balotazh, Arbër Ismajli 34,30 për qind sosh. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark