Insajderi
Lajme

Dyshohet se ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

Insajderi
22 October 2025 - 08:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar të martën për vjedhjen e 24 mijë e 800 eurove në banesën e babait të tij, në Shtime, gjatë periudhës kohore nga 22 gushti deri më 18 tetor të këtij viti.

Arrestimi u bë pasi ankuesi, një shtetas i Kosovës që jeton dhe punon jashtë vendit, më 19 tetor kishte vërejtur mungesën e parave.

Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, policia nuk ka konstatuar shenja thyerjeje apo dëmtime që do të tregonin hyrje me forcë në banesë.

“Si rezultat i hetimeve intensive, më 21.10.2025, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N. (34 vjeç) – djalin e ankuesit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark