Insajderi
Lajme

U vra pas sherrit për një kafe në Durrës, publikohet fotoja e të riut

Insajderi
22 October 2025 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U vra pas sherrit për një kafe në Durrës, publikohet fotoja e të riut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është publikuar fotoja e 23-vjeçarit Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë gjatë një konflikti për një kafe në Manzë të Durrësit.

Kurti ishte ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili i kishte kërkuar kamerierit të përgatiste një kafe, por kjo nuk u bë e mundur pasi ekspresi ishte i fikur.

Pas kësaj, personi që ishte ulur me kamerierin, Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe mori armën, duke qëlluar ndaj Aranit Kurtit dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Paluçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark